Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga se shkaktohen boshllëqet në flokë apo mjekër? Si mund t’i trajtoni

schedule15:12 - 20 Maj, 2022

schedule 15:12 - 20 Maj, 2022

Shumë njerëz papritmas shohin rënie në flokët e tyre, mjekrën apo qerpikët, të cilat bëhen më të theksuara me kalimin e kohës. Kur sistemi imunitar i një personi sulmon folikulat e flokëve, ndodh një lloj rënie e flokëve që quhet alopecia gyroid. Prek të dyja gjinitë me të njëjtën frekuencë, megjithatë është më e zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët.

Cilat janë shkaqet e rënies së flokëve apo mjekrës?

“Alopecia gjiroide është një sëmundje autoimune dhe është më e zakonshme tek personat që kanë predispozitë trashëgimore, veçanërisht te personat me autoimunitet paraekzistues (vitiligo, hashimoto, sëmundja e Addison-it, poliendokrinopatia autoimune, dermatiti atopik).



Faktorë të tjerë që mund të çojnë në rënie të flokëve ose mjekër:

Stresi afatgjatë
Lëndimi lokal
Infeksioni
Çrregullimet hormonale
Kimikatet
Reaksionet alergjike
Ndryshimet sezonale.

Cilat janë simptomat:

Rënie e pjesshme e flokëve: Një ose më shumë njolla të rrumbullakëta, të lëmuara, të zhveshura si një monedhë. Zakonisht rënia e flokëve gjendet në lëkurën e kokës, megjithëse mund të përfshijë vetullat, qerpikët, mjekrën, etj.
Rënie e madhe e flokëve: Disa pacientë bëhen tullac, ndërsa të tjerë humbasin të gjithë qimet e trupit.
Probleme me thonjtë: Mund të shfaqë shenja të vogla, njolla ose vija të bardha, të jenë të vrazhda ose të holla dhe të thyhen. Ndonjëherë ndryshimet e thonjve janë shenja e parë apo edhe e vetmja e alopecisë gyroide.

Disa trajtime:

Flokët shpesh dalin vetë dhe 80% e sëmundjes rikthehet në dy vjet. Ekzistojnë një shumëllojshmëri trajtimesh, disa prej të cilave janë:
1. Kortikosteroidet, për të shtypur sistemin imunitar, në mënyrat e mëposhtme:
– Injektohen në pikat e rënies së flokëve çdo 3-6 javë, me rritjen e flokëve që fillon 1 muaj pas fundit të injeksionit.
– Medikamente lokale, pacienti aplikon krem, locion ose pomadë në zonat e zhveshura. Nuk është aq efektiv por është zgjidhja më e mirë për fëmijët.
– Pilulat kortikosteroide, një zgjedhje e rrallë pasi kanë efekte anësore serioze por mund të përdoren nga pacientët me shumë pika depilimi.
2. Minoxidil, për rritjen e flokëve me rezultate në rreth 2 muaj, është i përshtatshëm për fëmijë dhe të rritur.
3. Antralina, ndryshon funksionin imunitar të lëkurës. Pacientët aplikojnë një substancë të ngjashme me katranin, e lënë për 20-60 minuta dhe më pas e shpëlajnë mirë për të shmangur acarimin.
4. Terapia fotodinamike.
5. Psikoterapia dhe trajtimi me antidepresivë.
6. Homeopati.
7. Mesoterapi PRP autologe, trajtim me plazmë të aktivizuar nga gjaku i vetë pacientit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!