Për të gjithë ata që kanë bërë plane të vizitojnë Spanjën dhe të bëjnë disa ditë plazh në qytetin e Vigos, më parë duhet t’i hedhin një sy rregullave të reja, pasi nëse bëni disa veprime të gabuara rrezikoni një gjobë të majme.
Këshilli i qytetit të Vigos, ka vendosur që të gjobisë këdo që urinon në det, apo dhe ata që shtrojnë peshqirin në plazh. Gjithashtu këshilli i qytetit ka vendosur edhe të ndalojë barbeque-t në plazh, apo përdorimin e shampos dhe sapunit në det, pasi i cilëson të gjitha këto si shkelje e rregullave të higjenës.
Në pjesë të tjera të Spanjës, nëse dikush gjendet duke ecur nga plazhi në rrugë i veshur vetëm me rroba banje, atëherë gjobitet me 289 euro. Gjithashtu, nudizmi në plazhet që nuk lejohen gjobitet me 718 euro.
Drejtuesit e qarqeve u kujtojnë pushuesve në çdo mënyrë se shkelja e rregullave të reja që synojnë të lëvizin në gjendje të dehur mund t’u kushtojë atyre gjoba nga 100 deri në 3000 euro.
Statuti do të hyjë në fuqi më 18 korrik dhe synimi është ruajtja e pastërtisë dhe qetësisë në plazhe dhe brigje.
Reagimet për këto vendime ishin të shumta me disa përdorues të rrjeteve sociale që flisnin për pamundësinë e zbatimit të masës. Shumë qeshën me njoftimet dhe të tjerë theksuan se duhen marrë masa, sepse situata në plazhet spanjolle shpesh largohet.
Në fakt, javën e kaluar një grup pronarësh restorantesh në ishullin e Mallorca në bashkëpunim me autoritetet e Palmës njoftuan se do të ndalonin shfaqjen e bluzave pa mëngë te meshkujt apo të sipërmeve pa rripa tek femrat, në përpjekje për të parandaluar reagimet e pahijshme të turistë të dehur. Rrobat e banjës, kapele dhe aksesorë të promovuar nga kompanitë e alkoolit ose që kanë lidhur markën e tyre me të tilla do të ndalohen gjithashtu.