Debat, kritika, zemërim dhe ironi. Pafund po diskutohet në lidhje me krijimin e European Super League, teksa dy klube kanë përfituar për të bërë pak humor në lidhje me turneun e ri që u krijua dje. Spartak Moscow ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, aty ku shkruan:
Dear AC Milan, Arsenal , Atlético, Chelsea, Barcelona, Internazionale, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid and Tottenham fans,
If you need a new club to support, we’re always here for you.
Kind regards,
FC Spartak Moscow.— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) April 18, 2021
“Të dashur tifozë të Milanin, Arsenalit, Atletico Madrid, Chelsea, Barcelonës, Interit, Juventusit, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham; nëse keni nevojë për të mbështetur një klub të ri, ne jemi gjithmonë këtu për ju“, shkruan klubi rus.
Edhe Real Betis aktiv në rrjetet sociale. Klubi andaluzian ka punblikuar “renditjen e re” të kampionatit spanjoll, pa Atletico Madrid, Real Madrid dhe Barcelonën. Në vend të parë Sevilla, më pas Villareal dhe forcë e tretë Betis, që ndiqet nga Sociedad e Granada. /abcnews.al