“Nga rruga janë?”, Spartak Braho debat me deputetët në komisionin për Metën, me datë 18 “ballafaqim”

schedule11:50 - 11 Maj, 2021

schedule 11:50 - 11 Maj, 2021

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për presidentin Ilir Meta. Në mbledhje u vendos që Komisioni të rimblidhet me datë 18 në seancë dëgjimore me presidentin e Republikës ndërsa në datë 20 do të bëhet shqyrtimi përfundimtar dhe nxjerrja e konkluzioneve të hetimit.

Kryetari i Komisionit Alket Hyseni deklaroi se nevojitet caktimi i dy ekspertëve në lidhje me hetimin e presidentit. Emri i propozuar nga deputetja Klotilda Bushka dhe i mbështetur edhe nga Vasilika Hysi solli reagimin e Spartak Brahos i cili theksoi se për të gjykuar presidentin e republikës duhen më shumë grada shkencore.

Diskutimet në mbledhje

Alket Hyseni: Kemi menduar që do na duhen dy ekspertë konstitucionalistë njohës të mirë të jurisprudencës. Do preferonim të ishte njohës i jurisprudencës amerikane. Pres propozime emrash.

Klotilda Bushka: Unë propozoj Erind Mërkurin i cili ka qenë në procedurën parlamentare të ndryshimeve kushtetuese

Vasilika Hysi: Duhen një apo dy? Edhe unë jam për Erindin

Spartak Braho: Na thoni ku punojnë kanë tituj. Nga rruga janë? Si ekspert përveç emrit të zotërisë që u përmend arrin deri te doktor. Ndërkohë që ne na duhen profesorë këtu.

Bazuar në material paraprak që kemi të tëra akuzat ndaj presidentit, pjesa dërrmuese e tyre janë të pasqyruara në media. Do të kërkojë që këto material të transkriptohen. Nuk shkon. Unë jam marrë me të tilla ekspertime. Ka pretendime për manipulime thotë në audio dhe video. Në këtë fushë ne kemi ekspertë shumë të mirë. Nuk e shtroj si detyrim.

Myslim Murrizi: Duke vazhduar logjikën e kërkesës së zotit Braho nga stafi të kontaktohen stafi i Juridikut. Të kontaktohet a pranon apo nuk pranon. Nuk mund të vijë ai këtu dhe të thotë nuk pranoj të jem. Sa për kasetat filmike do isha i rezervuar. I besoj Shërbimit Informativ dhe SPAK. Daljet publike përballë gazetarëve.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!