Nga rrënojat në rijetëzim/ Reportazh në Qytezën e vëllezërve Belushi

schedule20:15 - 9 Nëntor, 2024

schedule 20:15 - 9 Nëntor, 2024

Qyteza, vendi  gjyshërve të vëllezërve Belushi, apo stërgjyshërve të Eliza Dushkut, jo më larg, por pesë vite më parë, I ngjante një murine. Shtëpitë e gurta të ndërtuara 150 apo 200 vjet më parë, ishin kthyer në gërmadha, të mbuluara nga ferrat. Andon Done, kryeplaku I Qytezës, na tregon gjurmët e shtëpisë së familjes Belushi, e cila ndodhet në një kodrinë, nga e cila mund të shikosh fshatin si nga një ballkon natyral.

Nëse një vizitor do të rikthehej pas pesë vitesh në të njëjtin vend, nuk do u besonte syve të vetë. Do përballej me një peizazh të mrekullueshëm, të kuruar bukur, por me shtëpi të rindërtuara, duke ruajtur me fanatizëm arkitekturën e shtëpive të vjetra dhe duke restauruar rrugët e kalldrëmta.

Banorë të përhershëm të qytezës janë vetëm 4 familje, por janë të shumtë ata qytezarë që kanë filluar të ndërtojnë shtëpitë e paraardhësve të tyre. Kryeplaku I fshatit na thotë se në çdo vit ndërtohen dy shtëpi të reja. Me kontributin e emigrantëve nga qyteza u ndërtua kisha e fshatit, më pas u ndërtua ura që lidh dy lagjet. Pasi fshati u listua në 100 fshatrat turistikë, u ndërtuan kanalizimet dhe rrugët e brendshme me kalldrëm.

Qyteza i ka fillimet midis viteve 1700 dhe 1800. Gjendur në kushte të vështira ekonomike, ata shkuan në emigrim, kryesisht në SHBA. Kristaq Xega, një nga banorët autoktonë të këtij fshati tregon se nga 85 familje që kishte Qyteza, 76 prej tyre janë në Çikago. Xega tregon me nostalgji për Qytezën, duke përmendur me detaje ato që I kanë treguar të vjetrit dhe ato që ai ka përjetuar vetë.

Qyteza është bërë edhe pjesë e listës të 100 fshatrave turistike. Kjo e ka ndihmuar është për tu bërë pjesë në investimet në infrastrukturë, por edhe projekteve të ndryshme të bashkisë së Devollit. Qyteza u bë pjesë e unazës së rrugës që lidh bashkinë e Devollit me fshatrat turistikë të Korçës. Ndërsa Kreu I Bashkisë së Devollit Eduart Duro jep lajmin e mirë se në Qytezë do të ndërtohet shtëpia e familjes së Vëllezërve Belushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!