Nga romanca në tragjedi, si problemet seksuale mund të shkatërrojnë jetë

schedule11:43 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 11:43 - 3 Dhjetor, 2022

The Economist

Vetëm një gjeneratë më parë, të qenit në depresion ose në ankth, e jo me të kishe probleme serioze të shëndetit mendor nënkuptonte vuajtje në heshtje.

Por shumë pak njerëz flisnin dhe tregonin ndjesitë që përjetonin. Dhe në raste të  tilla mjekët bënë një sy qorr. Shumica e cilësuan dikë që vuante nga sëmundje mendore si të “mjerë” dhe jo diçka që në fakt kishte të bënte me ndryshimet që ndodhnin me shëndetin mendor dhe fizik të pacientit.

Por këto qasje janë zbehur por nuk janë zhdukur plotësisht. Pasi trajtimi i pacientëve në kohë ndryshon situatën. Një transformim i ngjashëm është për shkak të problemeve seksuale, të cilat ndiqen nga e njejta tabu si me problemet e shëndetit mendor.

Një në pesë burra në Amerikë dhe Europë vuajnë nga mosfunksionimi erektil në një moment gjatë jetës së tyre; gjysma e grave britanike thonë se kanë pasur një problem seksual vitin e kaluar, duke përfshirë dhimbje gjatë seksit ose vështirësi në arritjen e orgazmës.

Mungesa e dëshirës është e zakonshme, veçanërisht tek gratë.

Nuk i kushtojnë rëndësi? Mbase është një temë që më mirë mos të diskutohet as përmendet?

Problemet seksuale mund të jenë pararojë e sëmundjeve të tjera, si diabeti. Mosfunksionimi erektil lidhet me pirjen e duhanit apo dhe me sëmundje të zemrës. Problemet seksuale në përgjithësi mendohet se janë një nga shkaqet e divorceve, në një të pestën dhe gjysmën e tyre, raporton abcnews.al.

Trajtimi i problemeve seksuale mund të kursente shumë të rritur dhe fëmijë nga mjerimi dhe varfëria. Problemet e ereksionit shkaktojnë ankth, gjë që mund ta bëjë jetën më të vështirë.

Produktiviteti i dobët në punë është dy herë më i lartë tek meshkujt me probleme të tilla sesa tek meshkujt që nuk kanë probleme të tilla.

Trajtimi i probleme seksuale mund të jetë i thjeshtë dhe nuk kushton shumë. Një fitore e vogël do të ishte ndryshimi i mënyrës se si i mësojmë fëmijët për seksin. Në vend që të fokusohen vetëm në shmangien e anëve negative, të tilla si sëmundjet ose shtatzënitë e padëshiruara, mësuesit mund të nxisin diskutime për kënaqësinë dhe se si të bisedojnë me një partner për të, si dhe si të komunikojnë dhe kuptojnë entuziasmin apo pëlqimet.

Problemet seksuale shpesh shfaqen në adoleshencë, të përkeqësuara nga turpi gjatë adoleshencës rreth seksit të kundërt (ose në të vërtetë të njëjtit). Pra, mësojuni atyre edhe për ato, dhe mos u shqetësoni për të qeshurat apo talljet.

Kritikët mund të kundërshtojnë se të gjithë në kulturën moderne kanë njohuri për seksin dhe gjëja e fundit që dikush ka nevojë është të dijë më shumë. Por kjo nuk është thelbi. Seksi në filmat dhe dramat televizive, e lëre më pornografinë, ka shumë pak të bëjë me jetën reale.

Përpjekja për të mësuar rreth seksit nga Hollivudi është si të shikosh James Bond për këshilla për një karrierë si nëpunës civil britanik, raporton abcnews.al.

Prandaj është e nevojshme që adoleshentët të mësojnë nga burimet reale, si për shembull bish, një faqe interneti britanike që u përgjigjet të gjitha llojeve të pyetjeve të veçanta që shqetësojnë të rinjtë rrethe marrëdhënieve seksuale.

Në mënyrë më ambicioze, problemet seksuale duhet të jenë një pjesë thelbësore e edukimit rreth marëdhënieve seksuale. Vetëm atëherë mjekët do të fillojnë t’i diskutojnë ato në mënyrë rutinore – siç bëjnë me sëmundjet e zemrës dhe probleme të tjera që lidhen me shëndetin.

Shumë nga këto probleme mund të marin zgjedhje duke informuar saktë njerëzit dhe duke i shpjeguar se çfarë po ndodh me ta. Kjo, plus disa seanca terapie, disa ushtrime të muskujve të legenit, ose sugjerime për ndryshime të thjeshta në stilin e jetësës.

Këto janë shpesh ato për të cilat pacientët kanë nevojë. Gjëra të tilla tani mund t’i gjejmë dhe në aplikacione,disa prej të cilave janë miratuar nga rregullatorët mjekësorë. Është e vështirë të gjejmë zgjidhje për problemet pa i kuptuar ato. Projektet kërkimore shpesh nuk zhvillohen sepse anëtarët e komisionit e cilësojnë këtë temë si të pakëndshme.

Dhe për puritanët, të cilët dyshojnë se kënaqësia e thjeshtë është një bazë e mjaftueshme për të ndryshuar gjërat, vlen të përmendet se kërkimet dhe studimet më të mira për sa i përket marrëdhënieve seksuale ka të ngjarë të përmirësojnë shëndetin publik.

Studimet kanë zbuluar se kur diskutojmë rreth kënaqësisë gjatë takimeve apo diskutimeve për parandalimin e HIV-it, njerëzit ndërgjegjësohen dhe përdorin prezervativë.

Nga romanca në tragjedi

Seksi është një nga kënaqësitë më të mëdha në jetën e një njeriu. Në rastin më të mirë, ai është një burim ekstaze dhe një shprehje e përbashkët e dashurisë. Fakti që kaq shumë njerëz megjithatë e shohin atë si një marrëdhënie që shkakton dhimbje ose zhgënjim është në fakt një tragjedi.

Megjithatë, për një pjesë të madhe të tyre, seksi mund të shndërrohet në diçka të këndshme. Të qënit më i hapur për të folur rreth seksit është një nga mënyrat më të lehta pët të rritur lumturinë dhe për të gëzuar shëndet të mirë.

Pra, çfarë na kushton të mos e provojmë?

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!