Nga rënia në peshë tek parandalimi i rrudhave, pse duhet të konsumoni bajame çdo ditë

schedule09:51 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:51 - 30 Shtator, 2020

Bajamet nuk janë vetëm të shijshme, por edhe të shëndetshme. Ato përmbajnë shumë vitamina dhe elementë të tjerë, për të cilat kemi nevojë që të jemi të bukur dhe të shëndetshëm. Bright Side ka renditur benefitet që merrni nëse konsumoni bajame çdo ditë.

Ul kolesterolin

7 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur hani 4 bajame në ditë

Bajamet janë ndër 5 produktet më efektive për zvogëlimin e kolesterolit “të keq” . Nëse është shumë i lartë, rrisni numrin e bajameve nga 20-30 në ditë. Simptomat janë njolla të bardha në qepallat e poshtme të syrit, dhimbje tek këmbët dhe fije floku të thinjur.

Flokë të shëndetshëm

7 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur hani 4 bajame në ditë

Bajamet përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat dhe mineralet e nevojshme për të përmirësuar rritjen e flokëve tuaj dhe për t’i bërë ato më të fortë. Magnezi dhe zinku stimulojnë rritjen e flokëve, vitamina E i bën ato më të fortë, dhe vitamina B iu jep shkëlqim dhe jetëgjatësi.

Parandalon sëmundjet e zemrës

7 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur hani 4 bajame në ditë

Antioksidantët, yndyrnat mono të pangopura, magnezi dhe bakri në bajame mbështesin shumë zemrën dhe enët e gjakut. Për të parandaluar sëmundjen ishemike të zemrës dhe probleme të tjera kardiake, konsumoni bajame me lëvore.

Parandalon rrudhat

7 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur hani 4 bajame në ditë
Bajamet përmbajnë një sasi të bollshme mangani që ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë përgjegjëse për tonin e lëkurës. Vitamina E ndihmon gjithashtu në luftimin e rrudhave.

Rënia në peshë

7 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur hani 4 bajame në ditë

Një studim shkencor vërtetoi se njerëzit që hanë bajame konsumojnë më pak karbohidrate (ëmbëlsira ose pasta). Normalizimi i metabolizmit gjithashtu kontribuon në humbjen e peshës, të siguruar nga vitaminat dhe fibrat.

Përmirëson aktivitetin e trurit

7 gjërat që ndodhin me trupin tuaj kur hani 4 bajame në ditë
Konsumi i rregullt i bajameve përmirëson kujtesën falë vitaminës E dhe acideve yndyrore. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së trurit. xh.d/abcnews.al