Nga rënia e dhëmbëve tek gjarpërinjtë: Çfarë qëndron pas ëndrrave më të zakonshme

schedule11:03 - 12 Maj, 2021

schedule 11:03 - 12 Maj, 2021

Ëndrrat janë një pjesë e rëndësishme e jetës tonë por misteri që qëndron pas tyre na bën më kuriozë. Belinda Mero ishte e ftuar këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi kuptimin e disa prej ëndrrave më të shpeshta që shohin njerëzit. Ajo tregoi se megjithëse mund të na duket sikur përjetojmë një ëndërr të gjatë, në fakt ata zgjasin disa sekonda deri në një minutë.

Rënia e dhëmbëve

Dhëmbët në përgjithësi nuk sjellin gjë të mirë, do të presësh siklet të nesërmen dhe lidhet me vetëvlerësimin. Kur të bien është shumë keq kur pasohet dhe me dhimbje apo kur janë të shumta në rënie paralajmëron një humbje jete. Kur bien, nëse dhëmbi ndodhet në pjesën e majtë të nofullës ka humbje jete të gjinisë femërore, në të djathtën vdekje të gjinisë mashkullore, pjesa e përparme tregon vdekjen e nje personi te ri, dhe pjesa fundore paralajmëron vdekjen e një personi të moshuar.

Jashtëqitja

Nuk është e bukur për t’u thënë por si mesazh është pozitiv sepse në përgjithësi na presin fitime, lidhet me paranë. Jashtëqitjet kur janë në një sasi të madhe dhe kundërmojnë, vlen paralajmërimi për një mesazh pozitiv, një pasuri e madhe dhe një trashëgimi e papritur apo një çmim që na vlerëson mbi punën që kemi bërë.

Gjarpërinjtë

Janë simbolizues të energjisë negative, përzihen me misterin, sikletin, ankthin, rivalitetin dhe armiqtë. Nëse shohim shumë gjarpërinj në rrethin tonë tregon se kemi armiq dhe rivalë. Gjarpri i zi simbolizon humbje, dështime, konflikte dhe ka raste vdekje. Kafshimi është i keq sepse tregon se na pret një konflikt i rëndësishëm. Gjarpri i kuq lidhet me pasionin dhe pjesën e zjarrtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!