Futbollisti i Manchester City, Oleksandr Zinchenko, ka pushtuar faqet e para të gazetave dhe ka marrë vëmendjen më të madhe sportive ditët e fundit. Ukraina e tij u kualifikua në Euro 2020 pas fitores 2-1 kundër Portugalisë dhe festa e tij ishte e çmendur.
Talenti 22-vjeçar ishte i lidhur prej shumë muajsh me bukuroshen Vlada Sedan, që është gazetare sportive në Ukrainë. Gjithçka filloi nga një puthje në TV live, kur gazetarja Sedan po merrte në intervistë futbollistin e Manchester City. Mbrëmë, dyshja kanë vendosur t’i japin fund beqarisë dhe do të martohen me njëri-tjetrin.
Propozimi i Zinchenko ka qenë fenomenal, pasi 22-vjeçari i ka bërë pyetjen bukuroshes në stadiumin Olympiyskiy të Kievit, propozim shumë i veçantë. Bukuroshja Sedan e publikoi këtë moment në rrjetet e saj sociale, me mbishkrimin: “Siiiii”.