“Nga primaret nuk heq dorë,” Berisha: Alibeaj të vijë të bëjë propozimet e veta

schedule14:21 - 7 Tetor, 2022

schedule 14:21 - 7 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Gjirokastër, se nga primaret nuk do të heqë dorë. Po ashtu, kryedemokrati shtoi se Enkelejd Alibeaj mund të marrë pjesë në proces dhe të bëjë propozimet e veta.

“Në Tiranë do të kemi kandidaturë të përbashkët e cila do të dalë përmes primareve.  Nga primaret nuk heqim dorë, kjo është kategorike. Alibeaj të marrë pjesë dhe të bëjë propozimet e veta.  Këtë herë nuk voton vetëm anëtarësia por edhe simpatizantët. Me Metën kemi rënë dakord që ai do të përqendrohet thuajse 100% tek këshillat,” tha ndër të tjera Berisha. /abcnews.al/