Esat Mala me shumë gjasa do të largohet nga Partizani. Mesfushori nuk ka pranuar të rinovojë me “Demat e Kuq” dhe pati disa probleme me drejtuesit, të cilët i hoqën mundësinë e aktivizimit me ekipin e parë, duke e zbritur të stërvitet dhe të luajë me moshat apo skuadrën B.
Mala u rikthye javët e fundit në ekipin A, por kampionati u ndëpre për shkak të Koronavirusit dhe mesfushorin, nuk e kemi parë thuajse fare në fushat e blerta. Edhe pse ky sezon nuk ka qenë shumë i mirë për Malën, SportEkspres ka zbuluar se tre klube e duan me patjetër kartonin e 21 vjeçarit.
Në Portugali, e kërkon ekipi i Viktoria Guimaraes, ndërsa në Zvicër, janë dy skuadra që janë futur në garë për firmën e Malës: Sioni dhe Lugano. Mbetet për t’u parë sesi Mala do të vendosë për të ardhmen e tij në verë./abcnews.al