VIDEO/ Nga “pokeri” kundër Shqipërisë, te dedikimi i Messit: Sa i madh ka qenë Muller!

schedule16:49 - 15 Gusht, 2021

schedule 16:49 - 15 Gusht, 2021

“Shkruhet Gerd Muller, lexohet gol”. Kaq mjafton të kuptosh sa i madh ishte “makineria” e golave, legjenda gjermane e futbollit që sot u nda nga jeta.

Kohët e fundit nuk kanë qenë të lehta për të, për shkak të sëmundjes. Sigurisht respekti nuk i ka munguar në asnjë moment dhe do të kujtohet përjetësisht për atë që ka dhënë për futbollin gjerman dhe atë botëror.

Me kombëtaren e Gjermanisë ka fituar dy herë Kupën e Botës, ndërkohë që numëron 68 gola në 62 ndeshje. Katër herë ka ndëshkuar Shqipërinë në një ndeshje të luajtur në prill të vitit 1967.

Si Muller për realizimin e golave pak ka prodhuar historia e futbollit. U deshën 40 vite që Leo Messi të thyente rekordin e gjermanit, autor i 85 golave me Gjermaninë dhe Bayern Munich në vitin 1972.

Argjentinasi realizoi 91 herë në vitin 2012, ndërkohë që nuk mund të mos e nderonte Muller. Messi i dërgoi atij një fanellë të Barcelonës të nënshkruar dhe ajo ndodhet në muzeun e Bayern Munich, e vetmja gjë që nuk i përket atij klubi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!