Nga Pioli te Hauge: Zemër dhe cilësi, ky Milan familje e madhe

schedule21:33 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:33 - 3 Dhjetor, 2020

Stefano Pioli u rikthye në stolin e Milanit me një fitore 4-2 ndaj Celtic, sukses që solli kualifikimin e kuqezinjve në raundin tjetër të Europa League. Trajneri italian foli pas ndeshjes për Sky Sport, ku ndër të tjera tha:

Një hap shumë i rëndësishëm përpara, nuk e nisëm keq, por bëmë gabime që ndikuan në vazhdimësinë e ndeshjes. Ky është një mësim për ekipin që duhet të vazhdojë të besojë dhe të luajë. Nuk i ndalëm sulmet dhe fituam. Ia dolëm me shumë cilësi dhe zemër, dy karakteristika do të na çojnë shumë larg.

Hauge? Jam i lumtur që Hauge po tregon cilësitë e tij, por mendoj se ai ende mund të rritet edhe më shumë. Ka disa vështirësi me gjuhën, disa pozicione në fushë për të janë ndoshta pak të çuditshme, por ai ende mund të rritet“, deklaroi Pioli.

Golat dhe rastet e MILAN-CELTIC

Rreth fitores me “poker” që solli kualifikimin e Milanit, foli edhe Jens Hauge, autori i një goli shumë të bukur dhe një asisti. 21-vjeçari norvegjez ndihet i lumtur dhe i cilëson kuqezinjtë si një familje e madhe. “Ishte një mbrëmje e bukur për mua dhe skuadrën.

Ia dolëm të fitonim sonte dhe të merrnim tre pikët. Po zhvillojmë një futboll cilësor, luajmë me shumë karakter dhe e ndihmojmë njëri-tjetrin. Ky Milan është një familje e madhe. Humbja është pjesë e futbollit, por ka rëndësi të madhe reagimi që duhet bërë.

Punoj fort çdo ditë për t’u përmirësuar. Çdo ditë tentoj të mësoj gjëra të reja dhe po rritem. E kam për kënaqësi që jam pjesë e Milanit dhe këtij grupi të bukur lojtarësh“, deklaron talenti nordik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!