Milan pret Napolin nesër (18:00) dhe të dy ekipet do të tentojnë fitoren për t’i dhënë fund krizës së rezultateve. Stefano Pioli e di vështirësinë e kësaj ndeshje. Trajneri i kuqezinjve analizon duelin kundër ekipit të Ancelottit dhe prek disa tema të tjera gjatë konferencës për shtyp.
SITUATA – “Ndërprerja e kampionatit nuk më pëlqen, preferoj ta stërvis skuadrën të plotë. Disa lojtarë tanë shënuan dhe dhuruan asiste me kombëtaret e tyre, diçka e tillë do të thotë që kemi lojtarë një kontingjent të rëndësishëm. Më gëzon ky fakt. Të gjithë janë në formë të mirë, përveç Rodriguez”.
NAPOLI – “Kundër Napolit na pret një ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme. Ata dijnë t’i lexojnë mirë situatat e ndeshjes. 60 mijë tifozë do të na mbështesin në stadium dhe duhet të japim 200%. Napoli ka një skuadër për titull, ndërsa në duhet të tregojmë se jemi Milani. Është një moment delikat dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje. Duhet të tregohemi precizë në aspektin tekniko-taktik”.
CALDARA – “Ndihet mirë, por nuk është gati për të luajtur. Sot është stërvitur me ekipin e të rinjve dhe nesër do të luajë me ta. Mattia ka nevojë edhe për disa javë, më pas do të bashkohet me ne. Conti dhe Bonaventura ndihen mirë dhe nesër mund të luajnë”.
PIATEK – “Bëri një punë të mirë kundër Juventusit. Mund të gjente golin, por punoi mirë dhe sulmoi hapësirat. Zhvilloi një ndeshje me ritëm dhe paraqitjet e tij janë në rritje. Gjeti edhe golin me kombëtaren. Duhet t’i hedhim më shumë topa në zonë dhe të shfrytëzojmë cilësitë e tij”.
IBRAHIMOVIC – “Ibra është një kampion i madh në aspektin teknik, ka një personalitet të madh dhe e ka demonstruar gjithmonë këtë gjë. Bisedoj shpesh me drejtuesit, por unë mendoj për ndeshjet, kemi kohë për të menduar për merkaton”. /abcnews.al