Lulzim Basha premtoi se në programin social të PD-së nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit, çdo vit 5 mijë çifte do përfitojnë subvencionin e interesave të kredive. Por si do të përfitohet, kush do të jenë prioritet?
Kastriot Sulka, i cili është një nga hartuesit e programit social të PD-së, i ftuar në Radarin Informativ përballë gazetares Jonida Shehu në ABC shpjegoi disa nga kriteret, që do të bëhen publike plotësisht gjatë fushatës elektorale që është në vazhdim.
Kush do të ketë prioritet? “Çështja e kohës, mosha përkatëse, të ardhurat, pjesa e kualifikimit sa i nevojshëm është për pjesën e tregut, por akoma nuk kemi deklaruar kriteret. Në fushatë elektorale do të marrin përgjigje të gjitha pyetjet” këto tha Kastriot Sulka do të jenë disa nga kriteret për kreditë e buta.
Ndihma ekonomike tha më tej eksperti i PD-së do të dyfishohet për familjet që sot trajtohen me asistencë. “Do të rishikojmë kriteret. Do të jetë më transparente”.
Një tjetër pikë është edhe rritja e pensioneve me 5%, teksa fatura për këtë premtim shkon 50 mln euro, tha ai duke shtuar se këto para do të kenë efektet e tyre ekonomike. “Ne nuk presim që ai ta kursejë, janë 650 mijë që e shtojnë, që do të kenë efektet e tyre ekonomike” përfundoi Kastriot Sulka./ db/Abcnews.al