Pas finales së parë të Conference League në Shqipëri, tashmë është radha e klubeve shqiptare për të garuar në edicionin e dytë të këtij kompeticioni.
Në fushë sot zbresin dy ekipe të Abissnet Superiore, si dhe tre ekipe të tjera shqiptare. Partizani në orën 18:00 e merr vëmendjen i pari, në duelin kundër Saburtalo në Gjeorgji.
Në 20:00 luajnë të gjitha ekipet e tjera. Laçi në “Elbasan Arena” do kërkojë të mundë malazezët e Iskra. Në shtëpi luajnë edhe Gjilani e Shkëndija e Tetovës.
Nënkampionët e Kosovës presin skuadrën e Liepaja, ku luan edhe Ardit Deliu. Kuqezinjtë e Tetovës përballen me Ararat Yerevan, kurse Decic i Tuzit luan në transfertë ndaj Dinamo Minsk. Takimi i fundit është Buducnost-Llapi, në orën 20:30. / abcnews.al