Nga ora e floririt te zemra metalike, provat që prokuroria i ktheu Enkeleida Hoxhës

schedule17:14 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 17:14 - 2 Dhjetor, 2021

Prokuroria e posaçme kërkoi dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha e arrestuar disa muaj më parë për lirimet e paligjshme nga burgjet. Ndërkaq ka vendosur që ti kthehen pas provat materiale të gjyqtares që i janë sekuestruar në kuadër të hetimit.

Bëhet fjalë për provat si si më poshtë:

  1. Kthimin të pandehurës Enkeleida Hoxha të provave materiale si më poshtë: a. një kapak mbajtës ore me ngjyrë të kuqe, në formë drejtëkëndrore, me shënimin “Cortebert Seiss Made”, brenda së cilës gjendet një orë dore me ngjyrë si floriri, e markës “Cortebert 1790”. b. një mbajtëse çelësash, në të cilën ndodhet një çelës me mbishkrimin “STV Made in Italy”; një çelës me mbishkrimin “CAC”, një çelës me mbishkrimin “Universal UL”; një forme zemre me material metalik me mbishkrimin “Baci”. c. Kthimin te pandehurës të një çelës me mbishkrimin “QRBIN”, me një rrip lecke.
  2. Kabull kompjuteri;
  3. Karikues laptopi; f. Një çantë laptopi e markës “Targus”, me rrip të gjatë dhe me zinxhir.
  4. Një çantë laptopi e markës “Meijieluo”, pa rrip dhe me zinxhir.
  5. Çantë personale e shtetases Enkeleida Hoxha në të cilën u gjet një portofol.
  6. Një USB Verbatim;  Kthimin të pandehurës të tre Laptopë të gjetur gjatë kontrollit të banesës
  7. Një Laptop i markës “Aus”, model Notebook; Një laptop i markës HP;
  8. Një Laptop i markes HP, modeli Probook;
  9. Kthimin e njësisë qëndrore kompjuteri e marka “ACER”

Katër vjet heqje lirie kërkoi organi i akuzës edhe për avokatin Aldo Tabaku, i akuzuar si bashkëpunëtor me Enkeleida Hoxhën. Kjo e fundit ndodhet në burg bashkë me 9 të pandehur të tjerë, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të këtij viti, bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokatin Aldo Tabakun, sekretaren Manuela Mallkuçin, dhe shtetasit Gazmir Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi. Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt shumave të ryshfetit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!