Nga Olayinka, tek Ighalo e Obanor: E gjithë Afrika lutet për nigerianët

schedule11:59 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:59 - 21 Tetor, 2020

Vendi më i populluar i Afrikës, Nigeria, është pushtuar ditët e fundit nga dhuna e policisë ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e qeverisë. Sjellja brutale e tyre ka çuar në vdekjen e disa personave dhe në destabilizimin e rajonit. Kryeqyteti i vendit, Lagos, është vendosur në shtetrrethim dhe ende nuk dihet se si do të shkojë kjo situatë.

Për këtë ngjarje të shëmtuar kanë qenë futbollistët nigerianë që kanë reaguar, pasi kërkojnë që kjo ‘luftë civile’ të mbarojë sa më parë. Sulmuesi i Manchester United, Odion Ighalo, ka kërkuar ndihmën e lidërve botërore për t’i dhënë fundit kaosit në vendin e tij.

“Jam i mërzitur dhe nuk di se nga t’ia filloj. Unë nuk jam nga ato që flasin për politikën, por nuk mund të qëndroj i heshtur për atë se çfarë po ndodh në Nigeri. Dua t’i them qeverisë se ata po bëhen gazi i botës, pasi nuk është aspak e tolerueshme që të vrasësh qytetarët e tu.

Protestuesit kanë të drejtë dhe ju do të mbaheni mend në histori si qeveria e parë që dërgoi ushtrinë në rrugë për të vrarë qytetarët e saj. I bëj thirrje qeverisë së Britanisë së Madhe dhe lidërëve botërorë që të shikojnë se çfarë po ndodh atje dhe të na ndihmojnë ne”, mbyll Ighalo në një video-mesazh në “Parc des Princes”, direkt pas ndeshjes kundër PSG-së.

AFRIKANËT E SUPERIORES – Në vendin tonë kanë reaguar Erhun Obanor dhe Winful Cobbinah. Qëndërmbrojtësi i Laçit ka bërë një postim në “Instagram”, ku shpreh të gjithë pakënaqësinë e tij ndaj qeverisë nigeriane. “Qeveria nigeriane ka dështuar… turp për ju”, shkruan lojtari. Ndërsa mesfushori i Tiranës i ka kushtuar një “Instastory” ngjarjeve të rënda. “Unë jam bashkë me ju vëllezër dhe motra. Ndaloni brutalitetin policor”, është mesazhi i tij.

Rreth kësaj çështje ka reaguar edhe një emër i njohur për futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Bylisit dhe Skënderbeut, Peter Olaynka, i cili tashmë luan me Sparta Prahan. Nigeriani ka postuar një video në “Instagram”, ku kërkon ndihmë dhe bën thirrje për dashuri. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

#Repost @zeliantproperties ・・・ Father help us ??????????? is bleeding….. Where is the love ❤️

A post shared by Olayinka Peter Oladeji (@olayinka_peter) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!