Në një konferencë për shtyp nga selia blu kreu i PD, Lulzim Basha komentoi vendimin e fundit të qeverisë për maskat me detyrim.
I pyetur nga gazetarët nëse do e respektojë këtë vendim, i cili hyn nesër në fuqi, ai thotë se vetë e ka mbajtur personalisht maskën në takime dhe madje i ka këshilluar të tjerët ta mbajnë shumë kohë më parë.
“Maskën unë personalisht e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Po ju them, mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave. Mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë. Dhe dërgimi i parave nga oligarkët, ditën, javën, muajin kur ata kanë më shumë të nevojshme. Sot shteti e ka detyrim ligjor t’ua kthejë Sa herë kujtohet ky, hiqni maskat, vini maskat, gjobë për maskat i shërben vetëm atij.” tha Basha.
LEXO EDHE: Basha: Të dhënat e raportuara për të infektuarit dhe viktimat janë të manipuluara
Gjatë fjalës së tij kryedemokrati komentoi edhe premtimin e kryeministrit Rama për heqjen e akcizës së naftës. Sipas tij, ky është një premtim i vitit 2013.
“Këto janë premtime të bëra që në 2013 që po i bën prap në 2020. Pretim për heqjen e akcizës është i 2013 dhe kjo tregon panikun total. Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluron. Pyetja është çfarë masash ke marrë sot për shëndetësisë jo prit gomar të mbijë bar. Pyetja është ku e ke paketën e tretë që ke pretuar që në qershor. Një njeri që ka thyer çdo premtim me te cilat erdhi në pushtet, nuk mendoj se kërkon as kohë as vëmendje”, tha Basha. g.v/abcnews.al