Shembjet te Unaza e Madhe, nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, rrugët alternative

schedule21:46 - 19 Tetor, 2020

schedule 21:46 - 19 Tetor, 2020

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj ka njoftuar planin për menaxhimin e trafikut për të shmangur dyndjen drejt rrethrrotullimit të Unazës së Re në fazën e tretë të punimeve që do të nisin nga dita e nesërme. Ai tha se pjesë e këtij plani do të jetë udhëzimi i drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shkojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative.

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha këto punime do të zgjasin 4 muaj, ndërsa u shpreh se nga nesër do të nisë puna edhe për prishjen e banesave për ndërtimin e lotit të tretë.  “Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun”, tha Balluku.

Drejtori i ARSH Ergys Verdho tregoi si do orientohet lëvizja e automjeteve përgjatë 4 muajve që do të kryhen punimet në këtë zonë. “Është kaluar çdo afat për punimet. Në fazën e parë dhe të dytë të menaxhimit të trafikut. Këtu vijnë nga Durrësi për në Tiranë. Faza e parë parashikonte punimet nga pjesa e Paskuqanit. Tubi i tretë vjen nga Pallati me Shigjeta. Këto janë realizuar. Faza e tretë e punimeve derivon në tubin e dytë dhe tubin e tretë.

Ky është operacioni më i vështirë që po kryejnë në këto momente. Plani i menaxhimit të trafikut na kërkon që këtë hapësirën ne ta bllokojmë në 4 muajt e ardhshëm. Më e forta është se ne do shkojmë deri te Astiri me një rrethrrotullim për ata që duan të hyjnë në Tiranë“, tha Ergys Verdho./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!