Nga muaji i publikimit deri te roli i tij, Alex Seitaj zbulon detaje nga seriali më i ri i Anabel

schedule20:05 - 19 Gusht, 2021

schedule 20:05 - 19 Gusht, 2021

SNOB është një projekt i ri filmik, me producente dhe skenariste Dalina Buzin, regji të Redi Trenit në qendër të të cilit janë 9 të rinj, jeta e të cilëve ndërthuret mes misterit intrigës dhe të papriturave.

Ky serial përveç emrave të rinj, ka pjesë të tij edhe aktor të njohur të kinematografisë shqiptare siç është Alex Seitaj, i cili është bërë edhe më shumë i famshëm në rrjet përmes rolit të “mamit”.

Në një intervistë dhënë pasditen e së enjtes për “Edicionin Veror” në ABC, ai ka zbuluar shumë detaje lidhur me këtë serial.

Alekxi tregoi se ndryshe nga herët e tjera, personazhi i tij do të jetë dramatik.

Nuk më lejohet ta them rolin, por mund të them vetëm kaq që ka shumë kohë që unë jam parë vetëm te sfera e komedisë. Do të ketë drama, personazhi im është një personazh dramatik.

Nuk më lejohet të them nëse do të jem një personazh i keq apo i mirë, sepse Dalina Buzi ka një aftësi të mrekullueshme për të treguar një histori dhe për t’i vërtitur gjërat në një mënyrë kaq të bukur, sa që unë një detaj po të them mund të nxjerr shumë herë më shumë se ç’duhet. Kështu që e vetmja gjë që mund të them është që spektatori nuk do të zhgënjehet”.

Më tej, ai rrëfeu se SNOB pritet të fillojë në muajin tetor dhe së shpejti do të publikohet traileri.

Me shumë mundësi presim në tetor. Fati i mirë me serialet është se ka shumë seriale që mbaron postproduksioni, ndërkohë që aktorët xhirojnë seriali mund të dalë edhe në trasmetim. Nuk është e thënë që ne të mbarojmë gjithçka dhe pastaj seriali të dalë. Mund të them që së shpejti do të kemi një trailer, disa fotografi që do të dalin, do ta bëjmë si jashtë shtetit”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!