Nga milionat e Champions deri te rinovimet, “zikaltërit” rilindin në fundin e sezonit

schedule11:58 - 13 Maj, 2023

schedule 11:58 - 13 Maj, 2023

Pas fitores 0 me 2, në gjysmë-finalen e parë ndaj “kuqezinjve” të Milan, “zikaltërit” e Inter janë vetëm “një hap” larg rikthimit në finalen e UEFA Champions League, pas 13 vitesh dhe me ndeshjen e dytë që pritet një “Meazza” i tejmbushur me tifozë “zikaltër” gjithçka duket e lehtë për Inter.

Përveç rikthimit të prestigjizit, arritja në finalen e madhtë Stambollit do të sillte një shumë të majme parash në arkat “zikaltër”, ku në rast se Inter arrin finalen dhe njëkohësisht siguron një vend në 4 më të mirat e Serie A, klubi do të përfitojë plot 170 milionë euro, shifër kjo që mund të rregullojë pothuajse përfundimisht bilancet negative të klubit, që i kanë “ndjekur” këta të fundit për një kohë të gjatë.

Mirëpo, rregullimi i bilanceve nuk është e vetmja arritje pozitive në këtë fund sezoni. Klubi tashmë është pranë rinovimit të kontratës, edhe për 1 tjetër vit, të “bomberit” boshnjak, Edin Dzeko, i cili ka performuar në mënyrë fantastike në mungesë të “shtatlartit” belg, Romelu Lukaku, pothuajse për gjatë gjithë sezonit. Megjithatë, Dzeko nuk është i vetmi që do të përfitojë një kontratë të re, me talentin e mbrojtjes, Alessandro Baston, që pritet të përfitojë një rinovim afatgjatë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, klubi dëshironte prej kohësh rinovimin me 24-vjeçarin e mbrojtjes, por palët nuk kishin arritur të gjenin marrëveshjen e duhur. Megjithatë arritja pranë finales së Champions League, si dhe mundësia për ta mbyllur kampionatin mes 3 vendeve të para duket se ka ndryshuar mendjen e Bastonit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!