Motrat binjake Belma & Besiana Ajazi dhe po ashtu Anxhela & Lorela Haka ishin te ftuara këtë të martë në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndane detaje mjaft të bukura të jetës së tyre të përditshme. Sa të ngjashmeri dhe të ndryshime ka mes tyre? Sa mund të rrinë larg njëra-tjetrës?
Si motrat Ajazi edhe Haka u ndalën pak në fëmijërinë e tyre, duke treguar se kush ishte me grindavece nga to. Anxhela Haka tha se motra e saj binjake Lorela ishte shumë e paduruar si natyrë, por nuk kanë pasur grindje. Ndryshe ka ndodhur me motrat Ajazi. Ato treguan se duke qenë se binjakët e njohin shumë mirë njeri-tjetrin godasin fiks aty ku tjetrit i dhemb.
Besiana Ajazi u ndal pak duke treguar se nëse ndonjë djalë e ngacmonte ishte binjakja e saj që shkonte dhe fliste me te.
“Unë kam qenë pak natyrë ekstroverte, ndryshe nga Belma që ka qenë më e qetë. Ama kur ndonjë çun më ngacmonte shkonte fliste dhe e sqaronte”.
“Dua apo S’dua” që tjetra të hiqet shpesh si unë?”, ishte një tjetër pyetje e drejtuar nga Ermali.
Motrat Ajazi thane se me te vogla gjithmone kane pasur deshiren per te vendosur te tjeret ne loje, duke mos i treguar se kush ishin ne te vertete. Ato treguan se gjatë kohës që kanë qenë me studime kanë përfituar nga ngjashmëria që kanë me njëra tjetrën, duke u paraqitur në provimet ku nuk kishin shumë njohuri. Nga ana tjetër edhe motratve Haka thane se i pëlqen kur hiqen si njëra-tjetrën.
Ndërsa sa i takon pjesës ekonomike motrat Ajazi thanë që ka qenë me ulje ngritje, ndërsa për motrat Haka, Anxhela ka pasur pagesa më të mira.
Në rubrikën “Dua apo S’dua” Ermali i pyet nëse e kanë menduar që edhe partnerët e tyre të jenë binjakë. Të katërta vajzat në mënyrë kategorikë zgjodhën “S’dua”.
“Na kanë ngacmuar të afërm për pjesën që jeni binjake duke na thënë “pse nuk merrni binjakë?”. Të gjithë e mendojnë kështu, por nuk duam”, tha Anxhela.
“Po ta vesh re asnjëherë nuk shkojnë binjakët tek binjaket apo e kundërta sepse i dinë hilet”, tha Besiana.
Por a kanë vajzat shije të njëjta për meshkujt? Motrat Ajazi theksuan se i kanë totalisht të kundërta. I ngatërrojnë ndonjëherë?
“Ka ndodhur, e fundit ka qenë për Vit të Ri. Teksa po shikonim fotot e vjetra I fejuari I Besianës, më thërret mua me përkedheli”, tha Belma. /abcnews.al