Nga mënyra si do gjykojë 21 janarin, shqiptarët do gjykojnë nëse kemi apo jo një drejtësi të re

schedule20:31 - 12 Mars, 2024

schedule 20:31 - 12 Mars, 2024

Vendimi I Gjykatës së lart të Shqipërisë që çështja e 21 Janarit të hetohet nga SPAK, rikthen shansin që drejtësia shqiptare të hetoj krimin më të rënd shtetëror të 33 viteve, kur kryeministri I vendit, u përfshi me vetëdije në vrasje politike ndaj qytetarëve, u përfshi në përpjekje të vetëdijshme për fshehje të provave dhe në presion mbi drejtësinë shqiptare që të mos hetohej dhe gjykohej, duke përdorur pushtetin politik.

Vendimi I cili vjen pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilëson vrasjen një krim shtetëror dhe mos gjykimin e saj një pasojë të presionit politik mbi drejtësinë, rikthen shansin e humbur nga drejtësia shqiptare që të vendos dinjitetin e saj të nëpërkëmbur nga pushteti para një ngjarje të rënd dhe tragjike si ajo.

Ka tre momente të qarta që e bëjnë Sali Berishën përgjegjës dhe fajtor në këtë histori.

E para është përpjekja e tij në orën 19 30 minuta të datës 21 Janar 2011, kur doli dhe tha se protestuesit ishin vrarë nga njerëz të opozitës, përmes armëve të maskuara të tyre në protestë, ku përmendi dhe çadra pistoletë, thika me helm gjarpinjsh dhe marrëzira të tjera. Në ndihmë të tij dolën dhe dy mjekë të politizuar që u paraprinë deklaratave se viktimat ishin qëlluar nga afër me pushkë të lehta që nuk I disponon garda dhe më pas TV Klan që e ilustronte me pamje të një plaku të trembur me çadër që ishte afër Ziver Veizit të ndjerë.

Pas mesnatës kur u bë e qartë me video se vrasjet u kryen nga godina e kryeministrisë, Sali Berisha ndryshoi version, justifikoi vrasjet si përpjekje për të ndalur një grusht shteti dhe futi nën akuzë Presidentin e vendit, kryeprokuroren, kryeministrinë e vendit dhe katër gazetarë.

E gjithë kjo përpjekje e tij fillimisht për të fshehur autorësinë e krimit e më pas për ta justifikuar atë, është një përpjekje e vetëdijshme për të justifikuar krimin shtetëror.

Së dyti Sali Berisha u përfshi në prishje të provave dhe mos bashkëpunim me drejtësinë.

Ai fillimisht deklaroi se serveri I kamerave të kryeministrisë do të ishte në dispozicion të hetimeve, por e zhduku atë fizikisht sipas ekspertizës së FBI në orën 01 30 të datës 22 Janar, në mesnatë, duke e zëvendësuar me një kompjuter të ri.

Ai refuzoi dorëzimin e gjashtë gardistëve të dyshuar për vrasjet me arsyetimin se prekte sipas tij “zinxhirin komandues” të Gardës në kushtet e shpikura të “Grushtit të Shtetit” dhe nuk lejoi dy prokurorët e gatshëm që të dokumentonin skenën e krimit para kryeministrisë duke pastruar gëzhojat në sytë e tyre dhe duke ndërruar derën e kryeministrisë.

Më vonë hetimet provuan se Garda ka ndryshuar dhe tytën e pistoletës me të cilën është vrarë Aleks Nika dhe janë cenuar dokumentet e magazinimit të armëve në gardë.

Të gjitha janë akte me pasoja prishjen e provave dhe përgjegjësinë për to e ka marr publikisht në atë kohë dhe më pas vet Sali Berisha.

Së treti Berisha ndërmori veprime politike publike për ti bërë presion drejtësisë të mos hetonte, duke ngritur një Komision hetimor kundër Presidentit, kryeprokurores dhe gazetarëve të akuzuar për grusht shteti, duke I vënë ata nën akuzë politike dhe mbushte sallën e gjykatave plot me gardistë ndërkohë që gjykoheshin dy prej të akuzuarve për vrasje, komandanti I gardës Ndue Prendi dhe gardisti Agim Llupo, të cilët me dënime qesharake u lanë të lirë.

Ende dhe sot nuk është provuar për shkak të prishjes së provave autori I vrasjes së Aleks Nikës, dhe po pritet përfundimi I ir I ekspertizës së plumbit në Itali.

Hetimi I plot dhe gjykimi I kësaj ngjarje rrit peshën e drejtësisë së re, pasi çon në një nivel tjetër rikthimin e drejtësisë në vend, duke ndëshkuar politikën shqiptare për një nga gjërat më të shëmtuara të saj në historinë e 33 viteve demokraci, që është vrasje për arsye politike e katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të pafuqishëm dhe të parrezikshëm që ushtronin të drejtën e tyre për proteste para kryeministrisë.

Sali Berisha është mbyllur sot maj penxheres për një krim që buron nga përdorimi I pushtetit të tij për të pasuruar vajzën në një aferë korruptive, por do të jetë e padrejtë që ai të shkoj në botën tjetër me këtë dënim, I cili ngjan si gjyqi për kafetë e Nexhmije Hoxhës para krimit të vërtet real që ai ka bërë në politikën shqiptare që është vrasja e qytetarëve për motive politike.

Me 21 Janarin Sali Berisha ka dëshmuar mospranimin e rendit demokratik prej tij si politikan, mospranimin e protestës dhe opozitës si koncept dhe mbi të gjitha mospranimin e gjykimit si kriminel kur është kapur me fakte në mes të ditës.

Për gjithë këto arsye dhe të tjera ai dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por drejtësia shqiptare ende nguron të thotë fjalën e saj.

Sot është bërë një hap I vogël në rikthimin e këtij shansi. Deri ditën që drejtësia të shqiptoj ndëshkimin e tij si fajtor për këtë krim, ende nuk mund të them se drejtësia e re është rikthyer në Shqipëri.

21 janari nuk është ndëshkim për Sali Berishën, por test, për të prekur dhe ndjerë, se drejtësinë e re ka ardhur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!