Eliminimi shokues i Spanjës nga Maroku në Kupën e Botës në Katar ka nxitur edhe më shumë fjalë për të ardhmen e Luis Enrique në stol.
Ish-trajnerit të Barcelonës i skadon së shpejti kontrata dhe ende nuk ka rënë dakord për një rinovim me Federatën spanjolle, me dështimin në Katar që mund të ndikojë.
Pra, nëse nuk arrihet marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin mes dy palëve, personi i parë që mund të afrohet është Marcelino, i cili gjithashtu ishte i lidhur me Olympiakos në muajt e kaluar, por raportet thonë se ai po priste të shihte se çfarë do të ndodhte me Enrique.
Emra të tjerë të fortë janë edhe ai Rafa Benitez dhe ai i Roberto Martinez, i cili së fundmi u dorëhoq nga Belgjika.
Veç kësaj, spanjollët raportojnë se presidenti i RFEF, Luis Rubiales, do të donte Ernesto Valverde në stol, i lidhur me një kontratë me Athletic Bilbao.
Së fundmi, trajneri i kombëtares së të rinjve, Luis De La Fuente, raportohet se është gjithashtu në shqyrtim, duke qenë një opsion padyshim më pak komercial. /G.D abcnews.al/
La selección fue de más a menos y no hay consenso sobre la continuidad de Luis Enrique. Marcelino y De la Fuente, opciones
Por @Lafolhaseca https://t.co/UJsKR4no47
— EL PAÍS Deportes (@elpais_deportes) December 7, 2022