Sot është nënë e dy vajzave, por avokatja Xheklina Bylykbashi ka kaluar periudha shumë të vështira në jetë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo rrëfeu gjithçka nga lufta e saj me kancerin deri te shtatzënitë e vështira. Sakaq, Xheklina u ndal dhe te hemoragjia që kaloi pas lindjes së dytë, e cila për pak i rrezikoi jetën.
“Ne gratë kemi lindur që të jemi të forta dhe mendoj se i përballojmë të gjitha me dinjitet, forcë dhe kurajo. Mirë është që ta lehtësosh pak veten ndonjëherë. Jeta është shumë e vështirë, por duhet të tregohemi sa më pozitive dhe duhet t’i përballojmë të gjitha.
Sot jam nënë e dy vajzave, por para shtatzënisë së parë unë jam përballur me kancerin. Ka qene një situate e tillë dhe e kapur që në momentet e para, por unë nuk dua ta trajtoj shumë sepse ka shumë mikesha që po kalojnë situata më të vështira.
Pas dy vitesh u bëra nënë për herë të parë. Unë kisha në qendër karrierën dhe sapo kisha përfunduar një nga akademitë më të rëndësishme në vend si studente ekselente. Përfundova akademinë dhe më pas zoti më bekoi me një vajzë. Nuk ka qenë shtatzëni e lehtë, ka qene tërë kohën me rrezik dështimi dhe aborti, por ia dola, qendrova në shtrat rreth 7 muaj pa lëvizur.
Unë pata fatin e keq që të kisha akoma placent në trup pas lindjes së Majës dhe kjo bëri që të kisha dhimbje të tmerrshme, fizikisht nuk isha mirë. Fati i keq sepse asnjë mjek nuk e ka dëshirën të të dëmtojë. Dy javë pasi linda Majën, më ndodhi një hemoragji”, tregoi e emocionuar avokatja./abcnews.al