Krahas situatës politike, një vëmendje të madhe ditën e parë të Kuvendit ka marrë edhe “look-u” i deputetëve, veçanëtisht zonjat që ishin kujdesur deri në detaj. Ato dukeshin fiks sikur ishin duke sfiluar për të kaluar tapetin e kuq në ndonjë premierë të ndonjë filmi.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ra në sy pasi kishte ndërruar pamje, duke i prerë flokët shkurt, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Gjithashtu vëmendje tërhoqën Erisa Xhixho, Lindita Nikolla e cila tashmë mban një post të ri dhe ish-ministrja Etilda Gjonaj, e cila vazhdon t’i qendrojë stoike stilit të saj të dikurshëm.
As Grida Duma nuk mbeti pa u vënë re me një fustan të kuq, e shoqëruar nga Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi. Ndërsa Mesila Doda kishte zgjedhur ngjyrën lejla dhe dukej tepët sharmante.l.k/abcnews.al