Nga lokali i Dervishajt te shënjestra e Vlorës dhe “filtri” në Elbasan, dhjetëra të shoqëruar

schedule22:12 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:12 - 14 Qershor, 2021

RENEA, FNSH dhe në bashkëpunim me forcat lokale të policisë janë duke zhvilluar mbrëmjen e sotme operacione në disa qytete të vendit nga Vlora, Durrës dhe në Elbasan.

Kontrollet kanë fokus personat në kërkim, ata që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe kapjen e atyre që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

Në Durrës u kontrollua lokali Plaurent Dervishajt ku dyshohej se qëndrojnë elementë kriminalë, në Vlorë u arrestua Edison Beqaj, të cilit 15 ditë më parë iu bë atentat teksa po futej në shtëpi, ndërsa në Elbasan nga kontrolli i mbi 25 banesave private ka shkuar në 15 numri i të shoqëruarve.

Në total në të gjithë vendin janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht me precedentë kriminalë. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!