Charles mori zyrtarisht detyrën e Mbretit pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, por burime nga Buckingham Palace bëjnë të ditur se ai është sjellë si monark gjatë gjithë jetës së tij.
Siç raporton New York Post, stafi në Clarence House ku ai jetonte që nga viti 2003 së bashku me gruan, i referohej princit të atëhershëm dhe mbretit aktual si një “princ i përkëdhelur.”
Në fakt, në vitin 2015, në dokumentarin “Serving the Royals: Inside the Firm” që u transmetua në Amazon Prime, u zbuluan detaje për kërkesat e veçanta të mbretit aktual Charles.
Sipas Paul Burrell, i cili shërbeu si kupëmbajtësi për Mbretëreshën Elizabeth II ashtu edhe për Princeshën Diana, udhëzimet e Chalres për stafin varionin nga hekurosja e lidhëseve të këpucëve deri te pasta e dhëmbëve.
Burrell kishte përmendur në dokumentar, ndër të tjera, pse mbreti aktual i Britanisë kërkonte që “pizhamat e tij hekuroseshin çdo mëngjes, po ashtu edhe dantellat, priza e vaskës duhet të jetë në një pozicion të caktuar dhe temperatura e ujit duhet të jetë e vakët në vaskën gjysmë plot .”
Ai pohoi se mbreti Charles “i detyronte shërbyesit e tij të vendosnin pastë dhëmbësh në furçën e tij çdo mëngjes.”
Rutina e mbretit Charles, megjithatë, nuk ndalet me kaq, ndërsa vazhdon mëngjesin duke shijuar bukë të bërë në shtëpi, një tas me fruta të freskëta dhe lëng natyral.
Një kuzhinier, i cili ishte anëtar i stafit mbretëror pohoi gjithashtu se “kudo që Princi Charles udhëtonte, ai merrte kutinë e tij të mëngjesit ku mbante 6 lloje të ndryshme mjalti dhe frutat e tij të thata.”
Charles gjithashtu thuhet se insiston që djathi dhe biskotat e tij të jenë në një temperaturë të caktuar në fund të vakteve të tij, duke i kërkuar stafit që të ketë një tabaka të veçantë për t’i mbajtur ato të ngrohta.
Më në fund, Charles thuhet se në të kaluarën ka dërguar një kamion me mobilje në shtëpitë e miqve ku do të qëndronte pasi dëshironte të merrte shtratin e tij, mobiljet dhe fotot me vete, me thashethemet madje deri aty sa të merrte nga tualeti edhe letra higjienike specifike./Abcnews.al/