Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka dhënë një intervistë për “Sport1” dhe sigurisht që ka prekur edhe temën e merkatos. Boshnjaku ka qenë i qartë sërish për Lewandowskin, ndërkohë që ka konfirmuar edhe një afrim.
“Jemi në bisedime të mira me Gravenberch, duam të forcojmë skuadrën në çdo repart. Sa i takon Noussair Mazraoui, marrëveshja është e mbyllur dhe e kompletuar”.
“Lewandowski? Ai ka një kontratë deri në 2023 dhe do ta përmbushë atë. Nuk do të flasim për gjëra të brendshme, oferta e të tjera si këto.
Ne kemi respektin më të madh për Lewa. Bayern është sjellë gjithmonë në mënyrë korrekte me të”, ka deklaruar Hasan Salihamidzic. / abcnews.al