Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga letërsia drejt uniformës ushtarake/ Rrëfimi i Mehmet Deliut, fëmijëria e vështirë nuk e ndali drejt dijes

schedule20:30 - 28 Shkurt, 2026

schedule 20:30 - 28 Shkurt, 2026

Në një rrugëtim që fillon nga një familje me shumë fëmijë, deri në drejtimin e aeroportit më të rëndësishëm të vendit, rrugëtimi i Mehmet Deliut është një është histori force e disipline.

Jetën nuk e ka patur fushë me lule, siç thotë ai, por vështirësitë nuk e penguan kurrë të ndiqte shkollën e të realizonte ëndrrat.

Pasi kreu shkollën e mesme u detyrua të niste shkollën ushtarake, pa dëshirë, pasi ëndrrat e tij lidheshin me shkrimin dhe botën e bukur të librit.



Por kjo shkollë I dha mundësinë të dimensionohej në profilin që ai donte, në shkrim.

Pas studimeve ushtarake, nisi të përgatitej për të marrë bazat e aviacionit ushtarak shqiptar.

Me njohuri të plota dhe me eksperiencë tanimë në aviacion, Mehmet Deliu tregon për rrugëtimin e tij drejt bazës së Gjadrit ku shërbeu për plot 13 vite.

Me ndërrimin e regjimit, ai u transferua në Rinas, një ëndërr e kahershme pasi donte të ishte sa më pranë familjës.

Në rinas, si shef I shtabit, shërbeu për shumë vite në detyra të rëndësishme me përkushtim, pork y rrugëtim ka qënë tejet I vështirë, duke kujtuar edhe momentet sfiduese.

Por Mehmet Deliu ka një histori familjare të lidhur ngushtë me shërbimin dhe përgjegjësinë. I biri, Denisi, ndoqi gjurmët e të atit.

Me një histori që karakterizohet nga disiplina, forca e rreptësia, e duke mbajtur uniformën ushtarake gjithnjë me dinjitet, Mehmet Deliu nuk hoqi kurrë dorë nga pena. Ai është autor I 6 librave në zhanre të ndryshme, duke u shndërruar në një zë të respektuar në literaturën shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!