Violinisti Florian Vlashi dhe violinçelistja Rediana Llukaçi, janë një ndër çiftet më të bukur të muzikantëve shqiptarë, që aktualisht jetojnë dhe po zhvillojnë karrierën në Spanjë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar historinë e vështirë të jetës, që nga puna, vitet kur Florianin e hoqën nga puna dhe e kaluan në bujqësi për shkak të biografisë në komunizëm. Çifti u ndal dhe te njohja e tyre në shkollën e muzikës, ku Flori ishte profesor, ndërsa Rediana ishte studente.
“Unë punoj te Orkestra Simfonike e Galicisë që në ’92, aty bëj aktivitetin kryesor. Plus kam një grup, të cilit i dedikohemi kryesisht muzikës së shekullit të 20 deri në ditët tona me shumë premiera.
Ne jemi larguar nga Shqipëria në vitin ’92 dhe më kujtohet që Shqipëria ka qenë në gjendje shumë të keqe, ishte me greva, me greva urie, pa drita, pa ujë. Vërtetë një situatë delikate.
Mbas 12 vjetësh që unë mbarova shkollën e mesme në një moment, fati jot nuk varet nga ty, por nga biografia jote. Ishte absurde, sepse më kujtohet se ishte një problem, pasi xhaxhai i babait tim kishte studiuar në Bolonja për avokat dhe kishte qenë në burg në kohën e fashizmit, edhe kur u kthye në Shqipëri u fut sërish në burg si anti-fashist”, u shpreh Flori.
“Unë punoj në një shkollë dhe jap mësime muzike për adoleshentët. Ne jemi njohur në shkollën e muzikës, unë isha akoma studente në vitin e fundit, ndërsa Flori sa kishte hyrë si profesor violine në shkollën e muzikës. Ne kemi 10 vjet diferencë”, tha Rediana./abcnews.al