Nga Lady Diana, Kate Middleton tek Meghan Markle: Palltoja e kuqe mbetet një trend mbretëror

schedule13:51 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:51 - 22 Tetor, 2020

Nëse do të kishte një garë, Kate Middleton do të fitonte padyshim medaljen e artë për veshjet më të bukura të vjeshtës. Dukesha e Kembrixhit u shfaq në publik e veshur me një pallto të kuqe të ndritshme, që mbërrinte pothuajse deri tek këmbët.

Palltoja e saj solli në vëmendje një tjetër model, të veshur nga Princesha Diana në vitin 1994. Silueta e palltos është sigurisht pak më ndryshe për belin e ngushtë të Kate. Por dhe të ngjashme përsa i përket ngjyrës së kuqe të theksuat, modelit identik dhe me kopsat e zi të ngjashëm.

kate dhe diana

Për më tepër, si Kate ashtu edhe Lady Diana zgjodhën të kombinonin pallton e kuqe me fustane dhe aksesorë bardh e zi. Kate Middleton është krahasuar me Princeshën Diana që kur ajo dhe ëilliam filluan lidhjen në kolegj. Po ashtu,e njëjta gjë ndodhi dhe Meghan Markle kur iu bashkua Familjes Mbretërore.

Nuk ishte rastësi, kur Dukesha e Sussex veshi gjithashtu një pallto të kuqe në një nga ngjarjet zyrtare që përfaqësonte kurorën britanike. Në janar 2019, ndërsa ishte duke pritur për Archie-n e vogël, Meghan mori pjesë në një takim me një pallto të gjatë të kuqe Sentaler dhe taka të ngjashme.

meghan_1

Kate dhe Meghan janë bërë sot influencuese të mëdha të modës, me fuqinë për të ndikuar tek gratë në të gjithë botën. Të dyja kanë ndjekur gjurmët e Lady Diana-s, e cila gjithashtu është cilësuar si një ikonë e stilit. Më poshtë, janë disa modele palltosh të kuqe të ngashme me ato të veshura nga princeshat. xh.d/abcnews.al

Ekrani u shkrep 2020-20-21 në 10.54.11

pallto e kuqe 1

pallto e kuqe max amra

pallto e kuqe johnlewis.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!