Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Kosova në fund të botës për dashurinë

schedule08:53 - 5 Nëntor, 2025

schedule 08:53 - 5 Nëntor, 2025

Kjo është historia e pabesueshme e Ceki Hotit, shqiptarit që përshkoi 23 mijë kilometra me biçikletë drejt Indonezisë.  Pas 1 viti e 3 muaj udhëtim të pandërprerë, shqiptari nga Kosova, Ceki Hoti, ka përfunduar aventurën e tij më të madhe jetësore, një udhëtim prej 23 mijë kilometrash me biçikletë, nga Kosova deri në Indonezi, për dashurinë e jetës së tij.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ABC e Mëngjesit, Ceki Hoti tregoi emocionet, sfidat dhe përjetimet e rrugëtimit që e çuan “në fund të botës”…edhe pse deri tani pa fund të lumtur…

“Ne jemi njohur në një aplikacion njohjesh dhe nuk ishim parë kurrë më parë,” rrëfen Cekiu. Pasi e kishte planifikuar udhëtimin të zgjaste rreth një vit, ai mori rrugën drejt Indonezisë me qëllimin e qartë: t’i propozonte të dashurës pas dy vitesh njohje virtuale. “Doja ta sfidoja veten dhe t’i tregoja asaj sa i dashuruar jam,” shtoi ai, duke përshkruar se si çdo kilometër i rrugës kishte qenë një betejë me lodhjen, nxehtësinë dhe vetminë.

Pas 1 dite qëndrimi në ishullin Bau Bau, më në fund erdhi dita e shumëpritur e takimit me “hajduten e zemrës”.

“Nuk e takova ditën e parë, por të dytën. Familja e saj më priti shumë mirë, më shumë se sa e kisha menduar,” tregon ai me emocion.

Por, megjithëse pritja ishte e ngrohtë, historia nuk përfundoi si në përralla.

“Nuk na përputhën shumë traditat dhe jemi të detyruar ta mbyllim këtë lidhje këtu,” tha Cekiu, duke shpjeguar se ndryshimet kulturore dhe kërkesat për një dasmë të madhe nga familja e vajzës bënë që planet për martesë të ndalen…të paktën për momentin siç thotë Çeki, i cili duket se ende nuk është bindur plotësisht të heqë dorë nga dashuria për vajzën indoneziane.

Pas mbylljes së aventurës në Indonezi, Ceki Hoti ka në plan një tjetër udhëtim, këtë herë shpirtëror.

“I jam shumë falënderues Zotit për mundësinë që më dha dhe dua ta shpërblej këtë në Mekë. Do ta bëj këtë udhëtim i vetëm,” deklaroi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!