“Nga kecat e Idrizit, tek faqorja e Dash Shehit dhe kapsollat e Fatmir Mediut”, Rama qesëndis listën e “dhëndrit” Basha

schedule12:07 - 10 Mars, 2021

schedule 12:07 - 10 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit këtë të mërkurë ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e tij politik për të shpalosur programin e PS-së.

Në fjalën e tij Rama u bëri thirrje të gjithë socialistë që nga ky moment të vrapojnë në sulm për Shqipërinë e së ardhmes, sipas tij për ta mbrojtur vendin tonë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra por më të rrudhura dhe më të lodhura, duke iu referuar opozitës.

Rama ka ironizuar koalicionin e PD-së ku thekson se nuk bëhet Shqipëria me figurat e vjetra që kanë vënë para një dhëndër si Lulzim Basha që ndiqet nga pas nga një tabor krushqish.

“Në sulm për të mbrojtur drejtësinë nga Saliu, Monika, Meta për të hequr dorë. Në sulm për të mbrojtur qytetet e gropave, ridehja e qeverisë, në sulm për të shtrirë rilinjden më tej në zonat rurale që ka më shumë nevojë. Në sulm për të mbrojtur vendin nga avazet e vjetra për ato që duan të rikthehen në qeveri me figura të vjetra. Në sulm për të hapur deri në fund rrugën e tre të Shqipërisë, me katër aeroporte dy porte turistike, me vepra që do të ndryshojnë faqen tonë. Në sulm për të njehsuar me emrin Shqipëri dhe jo me fjalën emigracion me të ardhmen. Pa harruar se duhet të fitojmë luftën me armikun e padukshëm dhe të zhdukim deri në fund plagët e tërmetit, dhe të rikthejmë në shtëpi të reja të gjithë familjet. Kush mund ti bëjë të gjitha këto?

Kush mund ti fitojë betejat që i duhen Shqipërisë?

Kush mund ta dërgojë vendin përpara përveç nesh ?

Kush, cili, apo cila? Kush nga shqiptarët i ka lënë mendjen,veshët me fajde te Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu, mund të mos e shikojë ndryshimin e madh.

Kanë nxjerrë përpara një dhëndër dhe janë nisur për dasmë, me katastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel  Dules,  me preshët e Tritanin, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit, me rakinë e Leskos, me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish. Kanë frikë. Kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!