Nga kaçurrelsi, te Jenishehri, Papa, Gjuzi, Murrizi dhe Valteri, sa vota morën në zgjedhje

schedule02:01 - 28 Prill, 2021

schedule 02:01 - 28 Prill, 2021

Kujtim Gjuzi, Kostaq Papa, Selami Jenishehri dhe Halit Valteri ishin disa nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që u futën nga listat e PD-së, pasi dogji mandatet dhe në 25 Prill provuan që të garojnë për një tjetër 4 vjeçar në parlament. Disa prej tyre garuan së  bashku në koalicion. Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët bashkoi Gjuzin, Papën, Jenishehrin, etj.

Të gjithë dështuan për të siguruar mandat. Por sa vota kanë marrë secili prej tyre? Deri tani në Tiranë janë numëruar 26 nga 1243 kuti dhe pjesa kryesore e listës janë akoma me zero vota. Ndoshta deri në fund të numërimit do të kenë votën e tyre. Ndërkohë që Kujtim Gjuzi kandidoi në Durrës, ku mandat nuk mori, por mbetet për t’u parë sa vota personale siguroi, pasi koalicioni i tij doli me 88 vota në total.

Një nga kandidatët potencialë për të marrë mandatin ishte Myslim Murrizi, por as ai nuk ia doli ashtu si Topalli, Patozi, Hajdari, etj. Murrizi kandidoi në disa qarqe. Në Fier partia e tij rezulton se ka marrë 1354 vota, ndërsa vetë Murrizi deri tani kur janë numëruar 124 / 580 QV total ka marrë 73 vota, në Tiranë kur janë numëruar 26 / 1243 QV total 5 vota dhe në Elbasan 15 vota kur janë numëruar 207 / 511 QV total.

Në asnjë prej këtyre qarqeve deputeti i Kuvendit aktual nuk arriti që të merrte një tjetër mandat. Ndërkohë që Halit Valteri që kandidoi i 36-t me PS-në deri tani ka marrë 43 vota, një trend që është shumë larg thyerjes së hersit./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!