Nga jugu në veri, harta e NASA-s zbardh situatën me zjarret në Shqipëri, ku ishin më të rrezikshmet

schedule14:00 - 10 Gusht, 2021

schedule 14:00 - 10 Gusht, 2021

Gjatë tre javëve të fundit Shqipëria është përballur me një numër të madh zjarresh, nga jugu në very duke djegur hapësira të mëdha pyjesh dhe shkurresh në të gjithë vendin. Fillimisht zjarret nisën rrezikshëm në zonën e Karaburunit në Vlorë, ndërsa vatra u zgjerua duke detyruar autoritetet që të ndërhyjnë edhe me helikopter.

Por si ndryshoi situata me zjarret në vend dhe ku ishin ato me intensive?

Një hartë satelitore e përditësuar nga NASA tregon se vatra më problematike fillimisht ishte ajo e Karaburunit duke djegur dhjetra hektarë pyje dhe shkurre. Zjarret në Karaburun dhe zonat malore përreth filluan nga fundi i Korrikut duke ardhur në tkurrje gjatë fillimit të gushtit.

Data 1 gusht

Ndërkohë, zjarri në fshatrat e Gjirokastrës nuk duket të ketë qenë me një intensitet të madh, megjithatë aty u shënua edhe viktima e parë nga flakët në Shqipëri.

Data 3 gusht

Me kalimin e ditëve, pikërisht në datat 6-7 gusht në hartë shfaqet një njollë  e madhe e kuqe në zonën e Korçës, ku aty flakët po ashtu dogjën hapësira të mëdha.

Data 5 gusht

Situata më e rrezikshme fillon në datat 8-9 gusht në veri të vendit, fillimisht në malin ku ndodhet tuneli i Kalimashit si edhe në zonat përreth Kukësit.

Data 7 gusht

Sipas hartës së NASA-s vatrat vijojnë të jenë aktive edhe tani, ndërsa autoritetet vendase konfirmojnë vënien e tyre nën kontroll. /abcnews.al

Data 10 gusht

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!