Nga Italia në Turqi, “bomberi” polak pranë Besiktas

schedule19:10 - 17 Korrik, 2023

schedule 19:10 - 17 Korrik, 2023

I njohur si “bum bum” Piatek nga tifozët e Milan, sulmuesi polak, Krzysztof Piatek nuk zhvilloi performancat e tij më të mira në kohën kur ishte te “kuqezinjtë” dhe që nga ai moment karriera e tij ka nisur të marrë të tatëpjetën.

Mirëpo, pas “aventurave” jo aq të kënaqshme te Hertha Berlin, Fiorentina e Salernitana, tashmë, 28-vjeçari polak ka arritur një marrëveshje me “gjigandët” turq të Besiktas dhe pritet që ditën e nesërme të jetë në Stamboll aty ku do të kryejë vizitat mjekësore.

Arritja e marrëveshjes me Beskitas “shuan” kështu çdo shpresë të tifozëve italianë, që donin të shihnin dhe një herë “bomberin” polak te skuadra e Genoa, aty ku u ble nga Milan e më pas nuk arriti do të “shkëlqente” në arenën evropiane. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!