Këtë të mërkurë, në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet dëgjesa e kandidatëve për Avokat të Popullit.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi raportoi se për këtë post, janë 15 kandidatura dhe ndër to, spikasin disa figura të rëndësishme.
Ndër ta, është Bledar Dervishaj, ish-këshilltari i Ilir Metës kur ky i fundit ishte president, anëtari i KAS-it, Ilirjan Rusmali si dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.
“Janë 15 persona që kanë shprehur interesin për të qenë Avokat i Popullit. Mes tyre, bien në sy disa figura të rëndësishme publike. Në ndër ta është Bledar Dervishaj, ish-këshilltar ligjor i presidentit Ilir Meta, fitoi betejën për të mos e shkarkuar Metën, pavarësisht se Kuvendi vendosi pro shkarkimit të tij. Po ashtu, në listë është edhe anëtari i KAS-it, Ilirjan Rusmali, një emër i rëndësishëm. Emra të tjerë të përfshirë në listë, janë ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, ish-kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi, dhe avokati i njohur Sokol Hazizi. Pas dëgjesës së sotme në Kuvend, kandidatët duhet të marrin të paktën firmat e 18 deputetëve, secili, dhe më pas duhet të shkojnë sërish për votim në Kuvend”, raportoi gazetarja Konomi./abcnews.al