Nga hyrja te puthja me Trump/ Melania “rrëmben” vëmendjen në konventën e republikanëve

schedule09:25 - 19 Korrik, 2024

schedule 09:25 - 19 Korrik, 2024

Në një paraqitje të rrallë, Melania Trump mori pjesë në konventën republikanëve. Elegante, me një fustan të kuq dhe buzëqeshje në fytyrë, shoqëruar nga një muzikë klasike, ish zonja e parë e SHBA-së në skenë.

Nga ana e tij, Trump u kujdes që t’i bënte një përshëndetje të veçantë gruas së tij, duke thënë: “në këtë rrugëtim jam i nderuar që kam në krah bashkëshorten time të mrekullueshme, Melania. Melania, faleminderit shumë”, ndërsa delegatët shpërthyen në duartrokitje të vazhdueshme.

Pas përfundimit të fjalimit të tij të gjatë 93 minuta, në fakt, Melania doli në skenë dhe e gjeti veten në krah të tij duke i pëshpëritur diçka në vesh me kandidatin për president të SHBA-së duke e puthur në faqe.

Melania Trump dhe anëtarët e tjerë të familjes qëndruan në skenë për rreth 20 minuta në krah të ish-presidentit amerikan me bashkëshorten e tij, herë duke e mbajtur për dore me dashuri dhe herë duke biseduar me DJ Vance dhe bashkëshorten e tij.

Që kur bashkëshorti i saj u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, Melania Trump ka thyer të gjitha rregullat e politikës normale presidenciale amerikane. Ajo nuk ka qenë një Zonjë e Parë tipike.

Në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump, ajo ishte një figurë e izoluar në krahasim me zonjat e tjera të para, duke u fokusuar në një grup të ngushtë interesash.

Arkivi kombëtar i SHBA-së e përshkruan atë si një “ambasadore e mirësisë” dhe një avokate për çështjet e fëmijëve.

Dhe që kur burri i saj u largua nga detyra, ajo ka refuzuar të shihej në krah të bashkëshortit në shumë raste kur publiku priste që ajo të ishte e pranishme.

Ajo nuk ishte në Nju Jork kur Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për një krim. Dhe ajo nuk ishte aty kur ai fitoi zyrtarisht nominimin presidencial të partisë së tij, për herë të tretë, të hënën.

Këtë herë kishte zgjedhur të ishte pranë tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!