Nga humbja e peshës te plakja, arsyet pse duhet të konsumoni më shpesh kokoshka

schedule13:24 - 28 Maj, 2020

schedule 13:24 - 28 Maj, 2020

Jo vetëm që janë tepër të shijshme, por kokoshkat janë një ushqim me shumë vlera ushqyese për shëndetin. Kokoshkat përmbajnë fibra dietike që rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak dhe ulin nivelin e kolesterolit, mbrojnë zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare si dhe ngadalësojnë plakjen.

Me pak kalori por me plot fibra, ky ushqim ndihmon për të humbur peshë, me kusht që të konsumohet në sasi të moderuar. Por pavarësisht këtyre vlerave ushqyese, duhet patur kujdes pasi gatimi i tyre në mikrovalë nuk rekomandohet, pasi përmban shumë kimikate aromatizuese si dhe acid perfluorooctanoic (PFOA) që gjendet në qesen e paketimit dhe që është shumë i dëmshëm për shëndetin.

Gjithashtu, sasia e kripës duhet të jetë e moderuar. Ndërsa të bëra me sheqer, e ashtuquajtura kokoshka e ëmbël, është e pasur me kalori por nëse konsumohet shumë shpesh mund të çojë në shtim peshe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!