Nga grushtet në Laç, te pistoleta në Peqin. Ish-arbitri flet për dhunën

schedule18:27 - 6 Mars, 2019

schedule 18:27 - 6 Mars, 2019

Arbitrat në futbollin shqiptar duhet të jenë të aftë dhe të kenë forcë karakteri. Ish-gjyqtari i FIFA-s, Lorenc Jemini analizon dhunën në Superligë dhe flet për presidentët e tifozët.

Nga gjykimi u tërhoq një vit e gjysmë përpara afatit. Lorenc Jemini, ish-gjyqtar i FIFA-s, prej kohësh merret me biznesin e tij, por dhuna ndaj arbitrit Hamitaj në Kamza-Laçi e bëri që të kujtonte atë që i ndodhi 8 vjet më parë në Laç dhe të mendohej se në çfarë gjendjeje është sot futbolli në Shqipëri.

Ai ka këtë këshillë për arbitrat e sotëm.

“Që të jesh i suksesshëm në jetë në çdo fushë duhet të jesh i aftë. Është e pamundur në Shqipëri që mos të ndikohesh nga faktorë të jashtëm Aftësia e një arbitri të mirë është se sa pak ndikohesh. Sa pak gabon në një ndeshje dhe se si ti arrin ti menaxhosh emocionet e një gabimi sepse arbitrat mos mendoni se kur bën një gabim nuk e kupton”, tha Jemini.

Jemini thotë edhe se gjyqtarët, pavarësisht gjithçkaje, duhet të kenë karakter.

“Kam pasur disa situata në arbitrim. Në Peqin më kanë nxjerrë pistoletën apo dhe kur më kanë pritur me gurë me shqelma në një ndeshje s’jam dorëzuar e kam çuar deri në fund. Madje ka ndikuar negativisht këto presione. Ti po më kërcënon me jetë, unë të të ndihmoj gjatë ndeshjes tani? Padashje ti e dëmton këtë. Nuk e kupton këtë”, tha ai.

Federata dhe klubet po kërkojnë kthimin e policisë në stadiume.

“Kur ndodhi dhuna në Laç kishte 100 forca speciale dhe prapë e keni parë ç’ka ndodhur. Kur shikon këtë skenën dhe thua që goditet 10 herë, po vetëm ai guri ta kishte goditur prapa kokës një fije peri na ndan”, tha ish-arbitri.

Ish-stema e FIFA-s ka këtë vlerësim për tifozët e zakonshëm shqiptarë.

“Tifozët shqiptarë janë të qetë. Unë arbitroja derbin dhe pija kafe para ndeshjes para stadiumit. Kalonin Guerrilsat, Fanatiksat, përshëndesnin lëshonin ndonjë batutë dhe kaq. Nuk ka shans në Greqi, apo në Holandë apo në Serbi që arbitri të qarkullojë në qytet. Kam pirë kafe para derbit. Tribuna VIP është problem serioz”, tha Jemini.

Gjithsesi, ai thotë se të paktën përsa i përket dhunës, ka plot presidentë të qetë. Ka presidentë të mirë, i Korçës, i Tiranës, i Teutës, i Dinamos, i Vlorës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!