Gjermania ka vendosur masa më të ashpra për të ndaluar përhapjen e koronavirusit para fillimit të sezonit të vjeshtës dhe dimrit, duke përfshirë rregullat e reja të udhëtimit, sipas kancelares Angela Merkel.
“Numri i rasteve të reja është rritur në javët e fundit dhe duhet të marrim shumë seriozisht situatën”, tha Merkel.
Duke folur gjatë një konference për shtyp pas një takimi me udhëheqësit e qeverisë federale dhe shtetërore, Merkel shtoi se Gjermania deri më tani “e ka menaxhuar mirë pandeminë”, por paralajmëroi se masat e reja do të luftojnë edhe më tepër koronavirusin.
Kufizimet e reja përfshijnë:
-Në shumicën e shteteve, njerëzit që nuk vendosin maska do të gjobiten me 50 euro.
-Do të ndalohen tubimet e mëdha deri në fund të vitit, duke përfshirë koncertet dhe ngjarjet sportive.
-Udhëtarët janë këshilluar të shmangin të gjitha udhëtimet në zonat me rrezik më të lartë.
-Ata që kthehen nga zonat e rrezikuara, do të vetizolohen për të paktën pesë ditë para se të kryejnë testin e koronavirusit.
Pas rritjes së rasteve të reja autoritetet në Berlin kanë ndaluar një protestë të planifikuar kundër kufizimeve për shkak të koronavirusit. Gjermania ka konfirmuar mbi 241 mijë raste me COVID-19 dhe 9359 viktima./abcnews.al