Nga Gjermania: Shkarkimi i Nagelsmann do t’i kushtojë Bayernit 30 milionë euro

schedule13:53 - 24 Mars, 2023

schedule 13:53 - 24 Mars, 2023

Mbrëmjen e djeshme u raportua se Bayern Munich kishte ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Nagelsmann.

Ky vendim ende nuk është bërë i qartë se pse është marrë, por ajo që dihet është se trajneri i tyre më i ri do të jetë Thomas Tuchel, gjë për të cilën pritet vetëm zyrtarizimi.

Sipas raportimeve të “Bild”, shkarkimi i Nagelsmann do t’i kushtojë Bayern Munich të paktën 30 milionë euro. Trajneri gjerman merr rreth 8-9 milionë euro në sezon dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2025.

Të gjitha këtyre duhen shtuar edhe shifrat që duhet të marrin ndihmësit e tij, të cilët u shkarkuan së bashku me të./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!