Nga Gjermania, në Danimarkë: 280 talente në fokusin e FSHF

schedule11:59 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 11:59 - 16 Dhjetor, 2019

FSHF vijon të kërkojë për lojtarë të talentuar anembanë Europës. Së fundmi janë krye seleksionime në Gjermani dhe Danimarkë dhe janë parë shumë të rinj. Radha është për të kryer disa seleksionime edhe në vendin tonë, sikurse njofton FSHF.

“Sektori i ekipeve kombëtare, ka përfunduar seleksionimet jashtë vendit këtë fundjavë, në Gjermani më 14 dhjetor dhe Danimarkë më 15 dhjetor, ku 280 të rinj ishin në lupën e FSHF. Në përzgjedhjen e zhvilluar në Frankurt të Gjermanisë, morën pjesë 150 futbollistë të datëlindjes 2002-2006.

Ditën e djeshme në Kopenhagen janë seleksionuar 130 futbollistë po të njëjtës datëlindje. Me këto 2 shtete, Federata e Futbollit përfundon ciklin e seleksionimeve jashtë vendit për këtë vit.

Talentet e rinj do të jenë në vëmendjen e FSHF, jo vetëm në kryeqendrat evropiane, por edhe në Shqipëri, pasi do të vijojnë këtë javë sërish në vendin tonë. Pjesë e këtij stafi vëzhgues të seleksionimeve kanë qenë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare”, njofton FSHF. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!