Prej kohësh është pjesë e “galaktikëve” të Real Madrid, por kurrë nuk ia doli të siguronte vendin e titullarit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Jesus Vallejo, i cili këtë merkato vere duket se do të nisë një “aventurë” të re.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, Vallejo do të huazohet për një sezon te ekipi i sapo ringjitur në La Liga, Granada, ekip ky ku luan dhe “bomberi” i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.
Te Granada, Vallejo, tashmë 26-vjeçar, shihet si një lojtar titullar bazë, me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit spanjoll, që këtë sezon do të tentojë mbijetesën, mirëpo nuk i dihet kurrë nëse vjen ose jo, një “surprizë” nga Myrto Uzuni. /i.m /abcnews.al