Përshtati Hergi Llupi
Për vitet të tëra, Manchester United sundoi mbi futbollin anglez, duke mbledhur 13 trofe të Premier League midis viteve 1992 dhe 2013, si dhe lojtarët më të mirë në botë.
Por që nga pensionimi i trajnerit legjendar Alex Ferguson në vitin 2013, tifozët e United kanë parë mbretërinë e tyre të shkërmoqet, ndërsa një tjetër po ndërtohej te Manchester City. Një fitore me përmbysje 2-1 të shtunën në derbin e Manchesterit ndaj City, edhe pse në rrethana të diskutueshme, e ka vendosur papritur United në garën për titull në Premier League dhe duket se konfirmoi një ringjallje më në fund për tifozët e tyre.
Tani, skuadra e tyra ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe është në një seri prej nëntë fitoresh radhasi, pas një fillimi të dobët të sezonit.
Erik ten Hag
Që kur Ferguson u tërhoq në maj të 2013-tës, United ka xhiruar me gjashtë trajnerë dhe dy trajnerë “kujdestarë”, secili prej të cilëve ka rezultuar keq në një klub që është i ndërtuar vetëm për të fituar trofe. Vetëm Jose Mourinho zgjati më shumë se dy vjet. Pas një fillimi katastrofik në mandatin e tij, Ten Hag dukej se ishte në përputhje me modelin, por ai ka vulosur autoritetin e tij në këtë skuadër të United brenda dhe jashtë fushës.
Forma e Marcus Rashford
Kundër Cityt të shtunën, ishte Rashford ai që shënoi golin e fitores, duke shtyrë shërbimin e Garnachos në rrjetë. Me atë gol, sulmuesi anglez u bë lojtari i parë i “djajve” që shënon në shtatë ndeshje radhazi që nga Ronaldo në prill të 2008 dhe forma e tij e shkelqyer është në zemër të suksesit të United këtë sezon. Ai shënon një kontrast të fortë nga viti i kaluar, kur 25-vjeçari shënoi vetëm katër gola në 25 ndeshje të Premier League, humbi vendin e tij në skuadrën e Anglisë dhe dukej sikur karriera premtuese po shpërbëhej. Nën Ten Hag, Rashford duket se ka rifituar besimin dhe është rikthyer në një lojtar tepër të rëndësishëm.
Merkatoja e verës
Pas Rashford, Casemiro e ka transferuar Unitedin në mesfushë që kur u bashkua në gusht me një transferim prej 60 milionë paund nga Real Madrid. Sipas disa statistikave, kur braziliani është në fushë, Manchesteri pëson më pak gola dhe më pak goditje në krahasim se kur nuk luan. Fituesi i Kupës së Botës Lisandro Martinez ka kontribuar gjithashtu në rilindjen e klubit anglez që kur u bashkua gjatë verës, duke formuar një partneritet mbresëlënës me Raphael Varane në qendër të mbrojtjes.
Ndryshimi i taktikave
Nën komanënd e teknikut holandez, taktikat e United kanë qenë më të shpejta dhe ndonjëherë jokonvencionale, si lëvizja e mbrojtësit të majtë Luke Shaë në qendër të mbrojtjes. Fillimisht, kjo lëvizje u detyrua për shkak të dëmtimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare, por Shah mbeti në këtë pozicion të panjohur, me ritmin e tij të jashtëzakonshëm. Shkathtësia e tij i ofron klubit një tjetër opsion në mbrojtje, pothuajse si nënshkrimi i një tjetër mbrojtësi në merkato.
Cristiano Ronaldo
Edhe statusi i Ronaldos si ikonë e Manchester United nuk e përjashtoi atë nga ristrukturimi i skuadrës nga Ten Hag. Paraqitjet e Ronaldos në fushë ishin tëpaktë këtë sezon, në 10 paraqitje në Premier League, ai shënoi vetëm një gol. Në fund të fundit, dhe për shumë zhgënjimin e tij, portugezi u la në stol pasi Ten Hag vendosi të aktivizonte Rashford ose Martial në vend të tij. Saga e Ronaldos forcoi në vend së dobësoi autoritetin e Ten Hag, duke ofruar një shenjë të prekshme se asnjë lojtar nuk është më i madh se ekipi. / h.ll/abcnews.al