Nga ftohja tek humbja në peshë, disa nga përfitimet e fshehura të çajit të kanellës

schedule22:29 - 2 Qershor, 2020

schedule 22:29 - 2 Qershor, 2020

Çaji i kanellës është përdorur në mjekësinë popullore për mijëra vjet, për të trajtuar ftohjet, ngërçin dhe dispepsinë, si dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.  Përveç vetive anti-inflamatore, kanella gjithashtu ka veti antivirale, antibakteriale dhe është në gjendje të luftojë viruset, duke penguar zhvillimin e baktereve dhe luftuar infeksionet.

Çaji përmban antioksidantë që mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj insulinës, ul sheqerin në gjak, ndihmon në humbjen e peshës si dhe kontribuon në funksionimin e sistemit të tretjes.

Por, përpos këtyre përfitimeve shëndetësore, ekzistojnë disa masa paraprake që duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për konsumimin e çajit të kanellës. Nëse konsumimi është i ekzagjeruar, kanella mund të jetë toksike për trupin, prandaj është e nevojshme që të përdoret në mënyrë të moderuar.

Rekomandohet që të konsumohet një maksimum prej 6 g pluhur kanelle në ditë (rreth një lugë të plotë). Si masë paraprake, çaji duhet të shmanget edhe nga gratë shtatzëna, pasi mund të stimulojë kontraktimet e mitrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!