Nga Ëngjëll Agaçi te Veliaj dhe Gjiknuri, kush dëshmon sot para Komisionit për Inceneratorët

schedule09:46 - 22 Shkurt, 2022

schedule 09:46 - 22 Shkurt, 2022

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të zhvillojë ditën e sotme një tjetër mbledhje maratonë. Sikurse është bërë me dije, pritet që sot të dëshmojnë Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputeti i PS, Alqi Bllako, dhe ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Sakaq, dje seanca zgjati rreth 13 orë, nisi në 11:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 01:00 të natës. Dje m,bledhja u zhvillua me debate dhe tensione të forta. Përpara komisionit dëshmuan: kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ministrja e Transportit, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, si dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!