Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga ekstradimi me SHBA, te rezolutat, lista me projektligjet që miratoi sot Kuvendi

schedule16:45 - 20 Maj, 2021

schedule 16:45 - 20 Maj, 2021

Në mbledhjen e sotme Kuvendi i Shqipërisë miratoi dy projektrezoluta, shtatë projektligje dhe një projektvendim. Ne 83 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim Kuvendi i rekomandoi Autoritetit të Konkurrencës vijimin e hetimit, monitorimeve dhe analizës në tregjet sensitive, duke përfshirë edhe median audiovizive, shërbimet portuale dhe sektorin e ekonomisë digjitale.

Projektrezoluta e dytë që u miratua ishte për veprimtarinë vjetore për Agjencinë për Mbrojtjen e Depozitave. Projektrezoluta e përgatitur nga komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat i rekomandonte Agjencisë së Sigurimit të Depozitave: bashkëpunimin me të gjitha bankat dhe shoqëritë e kursim-kreditimit për zgjidhjen e problematikave të dala gjatë simulimeve teknike të mëparshme; përmirësim kapacitetesh monitoruese dhe vlerësuese; përmirësim të sistemit IT. Projektvendimi i vetëm i miratuar në seancën e sotme ishte “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 10.081, datë 23.02.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Ndërkohë që projektligjet që morën votën e deputetëve ishin shtatë, më i rëndësishmi ai për marrëveshjen e ekstradimeve me SHBA-në.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare”, që për qëllim kishte përafrimin e ligjit me legjislacionin e BE-së, sipas direktivës 2011/7/BE, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 16 shkurt 2011, “Për luftën kundër pagesës me vonesë në transaksionet tregtare”, u miratua me 84 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””, i cili synonte përmirësimin dhe lehtësimin e procedurave ligjore për shoqëritë që ushtrojnë veprimtari minerare në Republikën e Shqipërisë, përmes shtesash, përmirësimesh e riformulimesh që e përditësojnë me zhvillimet e reja në fushën e veprimtarisë minerare, u miratua me 82 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenim.

Projektligji i tretë, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e vitit 1988 në lidhje me konventën ndërkombëtare për sigurinë e jetës në det, 1974”, që plotëson kuadrin ligjor në fushën e Sigurisë lundrimore, duke amenduar konventën “Për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) 1974”, u miratua me 90 vota pro, 1 kundër dhe 3 abstenim.

Projektligji “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u miratua me 93 vota pro.

Projektligji i pestë, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”, program i cili ka për qëllim dhënien e kontributit për një menaxhim të qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta përmes investimeve në infrastrukturën e mbetjeve të ngurta dhe mbështetjen institucionale, për dhënien e një shërbimi të përmirësuar në zonat e ndryshme të mbetjeve, u miratua me 91 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.

Projektligji tjetër, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2019, për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)”, sipas të cilit sigurohen një kredi e butë nga KFË-ja, në kuadër të bashkëpunimit publik për zhvillim në vlerë të përgjithshme deri në 40 milionë euro dhe një shumë financimi prej, gjithsej, 2 milionë eurosh (dy milionë euro) për masat e nevojshme shoqëruese për zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit, u miratua me 91 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim.

Projektligjit i fundit, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal”, u miratua me 91 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenim./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!